Përfaqësueset e Maqedonisë për futbollistë deri në moshën 15, gjegjësisht 16 vjeçare kanë pësuar disfata në ndeshjet e tyre të dyta kontrolluese, që i zhvilluan ndaj moshatarëve të tyre të Malit të Zi, respektivisht Rumanisë.
Përfaqësuesja U15 që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Nexhat Shabani, pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë, të enjten pësuan disfatë 2:0. Pjesë e kësaj përfaqësuese rikujtojmë janë edhe plotë 6 futbollistë shqiptarë, si Blend Zeqiri (Akademia e FFM-së), Enis Buçi (Akademia e FFM-së), Dashmir Elezi (Shkëndija), Donart Ibraimi (Rabotniçki), Besar Guxhufi (Vardar) dhe Dorart Amiti (Shkëndija).
Ndërkohë përfaqësuesja U16 e Maqedonisë që udhëhiqet nga Zvonko Zllatanovski, edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Bukuresht ndaj Rumanisë, pësoi disfatë identike 1:0. Emrat e futbollistëve shqiptarë që përfaqësojnë këtë përfaqësuese, mund ti gjeni në vijim: Lavdrim Ibrahimi (Rabotniçki), Elmedin Ramadani (Shkëndija), Samet Rexhepi (Shkupi), Oktaj Rakipi (Shkëndija), Emir Saitovski (Domzhale-Slloveni), Murtezan Neziri (Nju Stars) dhe Alban Taipi (Renova).