Atletja ruse e disiplinës në hedhjen e gjyles, Tatyana Kachegina, është pezulluar për 4 vite nga Federata Ruse e Atletikës, pasi e njëjta kishte rezultuar pozitive për përdorim të 4 substancave të ndaluara në testin e dopingut.
Federata Ruse e Atletikës thotë se mostra e Tatyana Kachegina ka përbërë steroidin anabolik turinabol dhe stanozolol, si dhe ilaçin për zemër meldonium dhe GHRP-2, i cili bën trupin të prodhojë hormone.
Federata ruse thotë se edhe katër atletë tjerë rusë janë pezulluar. Tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë në testin e dopingut, ndërsa njëri nuk ka dhënë mostrën e tij.