Autobusi i skuadrës së Lazio është gjuajtur me gurë para së të hy në stadiumin Velodrome, derisa tifozët e Olympique Marseille janë përballur me policinë. Pasi kanë vendosur koka të derrave para hotelit të tifozëve të Lazio, tifozët e Marseille e kanë bërë edhe një skandal sonte.
Ata kanë gjuajtur me gurë dhe objekte të tjera autobusin e skuadrës së Lazios derisa ai i afrohej për në stadiumin Vellodrome, ka raportuar radio Lazio Style.
Sot gjatë gjithë ditës është shkruar se autoritet lokale franceze kanë pasur problem me huliganët e këtij ekipi.
Edhe tifozët janë hyrë më vonë në stadium për shkak të përplasjes në mes të policisë dhe tifozëve. Madje policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës para kësaj turme.