Komiteti i kampionatit në Spanjë ka refuzuar ditën e sotme kërkesën e Realit të Madridit për heqjen e kartonit të kuq të lojtarit Vinisius Jr.
Në ndeshjen midis Real Madrid Kastija dhe Selta Vigo B, braziliani brenda 20 minutave ishte ndëshkuar dy herë me kartona të verdhë.
Fillimisht në minutën e 67-të, ndërsa në minutën e 87-të ishte ndëshkuar për shkak të një simulimi.
Në këtë mënyrë Vinicius i cili pritej të grumbullohej nga trajneri Julien Lopetegi për ndeshjen ndaj Barcelonës, për një debutim eventual në një ‘El Clasico’ duhet pritur së paku vitin e ardhshëm.