Komisioni i Sporteve pranë shtetit të Nevadas ka vendosur për zgjatjen e dënimit për Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor.
Dy luftëtarët e UFC, janë pjesë e një hetimi nga Komisioni i Sporteve pranë shtetit të Nevadas, për përleshjen e 7 tetorit në Las Vegas.
Pasi triumfoi ndaj irlandezit, Khabibi e kërceu oktogonin dhe filloi të përleshet me ekipin e kundërshtarit të tij, më saktësisht me Dylan Denis.
Thyerja e rregullave nga të dy, ka bërë që ky Komision t’ua marrë gjysmën e parave të fituara nga ky meç, ndërsa për gjysmën tjetër pritet të vendoset në muajin dhjetor.
Po i njëjti Komision fillimisht suspendoi Khabibin dhe MekGregorin deri më 16 tetor, por tani është vendosur që ky dënim të zgjatet deri në mbledhjen e radhës.