Futbollistët e Real Madridit kanë paralajmëruar presidentin Florentino Perez që të heq dorë nga planet për rikthimin e strategut aktual të Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo.
Ky i fundit pëlqehet shumë nga ana e Florentino Perez, që e sheh si zëvendësin për trajnerin aktual, Julen Lopetegi.
Tekniku portugez pak vite më parë kishte drejtuar skuadrën “mbretërore”, por kishte lënë një histori jo të mirë tek futbollistët e Realit.
“El Confidencial” shkruan se kapiten Serhio Ramos dhe Marselo janë alarmuar nga thashethemet për kthimin e Murinjos, dhe e i’a kanë bërë të qartë Perezit se ai nuk do të ishte i mirëpritur në Madrid.
Siç raportojnë mediat në Spanjë gjatë ditës së djeshme agjenti i Murinjos, Zhorge Mendesh është takuar me drejtuesit e Real Madridit për të biseduar rreth mundësisë së rikthimit te portugezit në ‘Bernabeu’.