Përfaqësuesja amatore e Maqedonisë me tre disfata nga po ndeshje ka mbyllur aventurën e saj në kuadër të UEFA Kupës regjionale që u zhvillua në Irlandën e Veriut. Maqedonia në ndeshjen e saj të tretë u mund nga ekipi i Braga– Portugalisë me reuzltatin 1:2, ndërsa paraprakisht amatorët e vendit ishin mundur nga përfaqësueset e Rajonit jugor të Rusisë dhe nga Irlanda e Veriut.
Autorë i golit të vetëm për Maqedoninë në këtë ndeshje ishte Toni Mirçevski në minutën e 80-të, ndërsa golat për portugezët i realizuan Fernandesh (35’) dhe Pedro Migel (75’).
Në këtë mënyrë amatorët e Maqedonisë, i mbyllën garat në pozitën e fundit në grup me 0 pikë, teksa dy pozitat e para u takuan përfaqësueseve të rajonit jugor rus dhe Braga – Portugali, që tubuan nga 7 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut me 3 pikë u rendit në pozitën e 3-të.