Tifozët e Juventusit nuk e harrojnë lehtë Zhoze Murinjon, por edhe ky i fundit gjithmonë di si t’u përgjigjet atyre. Gjatë ndeshjes së sotme të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Mançester Junajtid, trajneri u bë objekt i thirrjeve dhe fyerjeve ndaj tij të tifozëve bardhezinj.
Gjatë gjithë ndeshjes, grupi i ultrasve që kishin shkuar për të ndjekur takimin në ”Old Traford” nuk reshtën së shigjetuari teknikun portugez. Atëherë, ky i fundit, për t’i bërë të heshtin, iu përgjigj duke i treguar atyre tre gishtat.
Kjo i referohej padyshim “triplete” të famshme që ka fituar me Interin e që Juventusi vazhdon të mos e arrijë. Murinjo fitoi titullin, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve kur ishte në stolin e zikaltërve dhe pas ndeshjes deklaroi se ky ishte objektivi i vërtetë që Juventusi ndiqte vit pas viti. “Për fatin e keq të tifozëve të saj, e kemi vetëm ne”, tha ai duke folur pas ndeshjen si një ish-interist. (vipsport.al)