Pas dështimit gjatë sezonit të kaluar, si duket Çelzi ka gjetur rrugën drejt suksesit nën drejtimin e strategut italian, Mauricio Sarri. Bashkë me klubin “dritë” po shohin edhe disa futbollistë të tjerë, mes të cilëve edhe Antonio Rudiger.
Drejtuesit e skuadrës londineze duket se janë bindur nga paraqitjet e mira të mbrojtësit të ture, të cilit pritet t’i ofrojnë rinovim të kontratës me pagë shumë më të madhe se kjo që merr tani.
25-vjeçari ka ende tre vite në kontratë, por drejtuesit dëshirojnë ta “shpërblejnë” për paraqitjet pozitive të tij në këtë fillim sezoni.
Me mbërritjen e Mauricio Sarrit në Londër, Rudiger është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të mbrojtjes së ‘Bluve’, dhe së bashku me David Luiz, kanë formuar një dyshe thuajse perfekte në repartin e mbrojtjes.