Mbrëmë në NBA ligën profesionale amerikane në program ishin vetëm 3 përballje. Denver Nagets vazhdoi me efektin e qindtpërqindtë, duke shënuar edhe fitoren e katërt nga po aq përballje.
Në ‘Pepsi Center’ të Kolorados viktimë e radhës e ‘nagetsave’ ishte Sakramento Kings, ndaj së cilës skuadër në fund Denveri regjistroi fitore 126:112.
Bagley u dallua me 20 pikë, ndërsa vlen të theksohet se plot 8 basketbollistë të skuadrës vendase regjistruan pikë dyshifrore në këtë takim.
Denver e vulosi fitoren që në pjesën e parë pasi në fund të saj kryesonte me 13 pikë avantazh, ndërsa me këtë fitore skuadra nga Kolorado kryeson renditjen e konferencës së Perëndimit.
Momente pozitive edhe për Nju Orlinsin, që morri edhe fitoren e tretë me rradhë, pasi mëngjesin e sotëm në ‘Smothie King Center’ mundën Los Anxheles Klipersin me rezultatin 116:109.
Entoni Dejvis me 34 pikë 2 asiste dhe 13 topa të kontrolluar poshtë tabelës ishte basketbollisti më i mirë mbi parket te ‘pelikans’, ndërkohë ‘klipersave’ nuk u mjaftuan as 50 pikët e dyshesh Harris-Gallinari për të evituar humbjen e dytë në këtë fillim sezoni.
Ndeshja më spektakolare në ndeshjet e mëngjesit të sotëm në NBA doli të jetë ajo e zhvilluar në Miçigan, ku Detroit Pistons i shkaktoi humbjen e dytë Filadelfias, pasi triumfoi pas kohës shtesë me rezultatin 133:132.
Tek ‘pistonsat’ një super paraqitje bëri ylli i tyre, Blejk Grifin, që ndeshjen e mbylli me 50 pikë, 6 asiste dhe 14 kërcime, ndërkohë në anën tjetër me lojë të mirë u dalluan Embid me 33 pikë dhe Redik me 30 pikë.
Për Detroit ishte ko fitorja e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në këtë fillim sezoni në NBA, pas atyre dy fitoreve të para ndaj Bruklin dhe Çikago Bulls.