Magjia e Di Marias shpëtoi PSZH-në nga disfata ndaj Napolit (VIDEO)

Një super gol i Di Marias i shënuar në minutën e 3-të shtesë të takimit i ka dhënë barazimin 2:2 Paris Sen Zhermenit në përballjen e xhiros së tretë kundër Napolit në kuadër të grupit C të Ligës së Kampionëve Europian, njofton ‘infOSport.mk’. Edhe pse Napoli në dy raste avansonte ndaj parisienëve, në fund skuadra e Karlo Ançelotit duheshe të pajtohet me vetëm një pikë, kjo për fajin e argjentinasit, i cili shënoi një ndër golat më të bukur të mbrëmjes së sotme.

Ndryshe Insinje kaloi në epërsi Napolin në minutën e 29-të, ndërkohë një autogol i Ruit në minutën e 61-të solli simetri në rezultat.

Mirëpo ky autogol nuk ndikoi negativisht tek ‘napolitanët’, të cilët në minutën 77-të me anë të Mertens avansuan sërish, ndërsa kur të gjithë nga tabori i skuadrës italiane po përgatiteshin për festë, atë ua prishi argjentinasi Di Maria me super golin e realizuar në minutën e 93-të.

Pas këtij barazimi PSZH mbetet në pozitën e 3-të me 4 pikë, një më pak se Napoli i vendit të dytë, ndërkohë Liverpulli me 6 pikë kryeson grupin, pas fitores bindëse 4:0 ndaj Crvena Zvezdës.

Në këtë ndeshje në skenë te ekipi nga ‘Enfilld Roud’ doli treshja sulmuese Firminjo, Sane dhe Sallah, me këtë të fundit që realizoi dy gola, ndërsa vlen të përmendet se në golin e parë të egjiptianit asistoi Xherdan Shaqiri.

Futbollisti shqiptarë këtë ndeshje e nisi si titullarë, duke luajtur deri në minutën e 68-të, kur u zëvendësua nga Llallana. Vlen të ceket se në minutën e 76-të Sadio Mane kishte humbur një penalti.

Leave a Reply