Kumanovari që po mahnit të gjithë me golat e tij me Goblenin në LDFM  (VIDEO)

E kishte filluar karrierën që në moshën 12-vjeçare te Milano, ndërsa si 18-vjeçar ai u transferua në Slloveni, duke iu bashkuar skuadrës së Krshko, ndërsa që 5 vite me rradhë është pjesë e Goblenit. Sezonin e kaluar me skuadrën nga vendlindja e tij shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Fjala është për Ylber Alilin, kapitenin e skuadrës kumanovare, i cili po dëshmohet si një lider i vërtetë i Goblen Junior në 10  xhirot e para, ku ka arritur që të shënojë 3 gola, që të gjithë euro gola.

Përmbledhja e rasteve dhe golave, nga ndeshja KF. GOBLEN vs KF. Labunishti, ku përfungoj me rezultat 1:1. Dhe ne fund mund ta ndiqni deklaraten e trajnerit te Goblenit, Florim Ymeri.

Публикувахте от F.C Goblen в Събота, 22 септември 2018 г.

Goblen Junior ngushton epërsinë e Gostivarit

Goblen Junior ngushton epërsinë e GostivaritGOSTIVARI – GOBLEN JUNIOR 2:1(Y. Alili 56' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 септември 2018 г.

‘Në aspektin individual jam shumë i kënaqur me atë që kam arritur deri më sot me skuadrën e Goblenit, edhe pse duhet ende shumë punë për me arritë atë që mund ta bëjë, pasi në fillim të sezonit nuk arrita që të kryej stërvitjet me intensitetin më të lartë.  Gjithashtu edhe në nivel ekipor mund të them se jemi të kënaqur me pozitën në tabelë, sidomos nëse kemi parasysh se jemi një skuadër e re dhe se përbëhemi kryesisht me futbollistë nga Kumanova’ – tha fillimisht  Ylber Alili, i cili specialitetin e gjuajtjeve të lira dhe golave spektakolar në këtë fillim sezoni i komentoi në këtë mënyrë: ‘E kam dhunti nga Zoti, mirëpo mund të them se kohëve të fundit shumë i praktikojë edhe gjatë stërvitjeve, dhe me siguri se edhe kjo më ndihmon shumë’

🚀🎯3

Публикувахте от Ylber Alili в Неделя, 14 октомври 2018 г.

Cilin futbollistë e pëlqen Alili, kur janë në pyetje goditjet e lira: ‘Sa i përket kohës së tashme, neve jemi futbollistin tonë shqiptarë të cilin duhet ta kemi si shembull, Enis Bardhin, edhe pse ai gjuan vetëm me të djathtën, ndërsa unë me të majtën’.

😕

Публикувахте от Ylber Alili в Понеделник, 22 октомври 2018 г.

Pikërisht paraqitjet mbresëlënëse të kumanovarit 25-vjeçar kanë bërë që tashmë për shërbimet e tij të interesohen edhe disa skuadra si nga Liga e Dytë, po ashtu edhe nga Liga e Parë, ashtu që nuk është për tu habitur nëse mund të ndodh ndonjë lëvizje që në muajin janar.

Ylber Alili gjuan nga goditja e dënimit (goditja e lirë)

Ylber Alili gjuan nga goditja e dënimit (goditja e lirë)

Публикувахте от F.C Goblen в Вторник, 9 октомври 2018 г.

Leave a Reply