Barcelona mundi Intern në sytë e Messit (VIDEO)

Barcelona uli me këmbë në tokë Interin, duke i dëshmuar se për momentin është skuadër më e mirë, edhe përkundër faktit se luajti pa futbollistin e saj më të mirë, Lionel Messi, që ndeshjen e ndoqi nga tribunat e stadiumit në ‘Kamp Nou’, njofton ‘infOSport.mk’.

Golin e parë për ‘katalunasit’ e realizoi Rafinja, futbollist ky i cili sezonin e kaluar në formë huazimi luante pikërisht te Interi. Rafinja golin e parë në rrjetën e mysafirëve e realizoi në minutën e 32-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Luis Suarez, ndërsa super pasimin e Ivan Raktiç, mbrojtësi i krahut të majtë Zhordi Alba e shfrytëzoi në maksimum në minutën e 83-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Barcelona 2, Interi 0.

Në këtë mënyrë Barcelona kryeson tashmë e vetme grupin B me 9 pikë, 3 më shumë se Interi, ndërkohë Totenhami dhe PSV Ajndhoveni renditen në dy pozitat e fundit me nga një pikë, pas barazimit të sotëm në ndeshjen e zhvilluar në Holandë nga ora 18:55.

Leave a Reply