
Futbollisti shkupjan Enis Bardhi zyrtarisht ka rinovuar kontratën me skuadrën e Levantes. Bardhi ka firmosur kontratë të re katër vjeçare me opsion vazhdimi edhe për dy vite tjera, në të cilën parashihet një rritje e ndjeshme e pagës së futbollistit si dhe klauzolës së largimit nga Levante para skadimti të kontratës.
Lajmi është zyrtarizuar edhe në veb-faqen e Levantes, të cilët përmes një video interesante kanë bërë publikimin lajmit për rinovimin e kontratës.