Referuar raportimeve të “ESPN FC”, futbollisti spanjoll, Marcos Alonso ka nënshkruar kontratën e tij të re me skuadrën e Chelseas, që e lidh atë me “Stamford Bridge”. Në një intervistë të dhënë më parë për AS Alonso kishte deklaruar se diskutimet për rinovim kishin arritur në një stad të avancuar dhe se priste shumë shpejt që të finalizonte me nënshkrimin e kontratës së re.
Njoftimi zyrtar nga klubi i Chelseas, në lidhje me rinovimin e kontratës së Alonso pritet të bëhet gjatë ditës së mërkurë. Alonso u transferua te Chelsea në vitin 2016 nga Fiorentina për shumën e £24 milionë, por u konfirmua shumë shpejt në titullar të pazëvendësueshëm, dhe protagonist me shumë gola për Blutë. Të shumtë ishin klubet e interesuar për shërbimet e spanjollit, por trajneri i Chelseas, Sarri e cilësoi të pashitshëm.