Irlandezi Konor MekGregor pasi analizoi ndeshjen ndaj Khabib Nurmagomedov dhe pasi gjeti shkakun e disfatës, kërkoi një tjetër rikthim të tijin në kafazin e UFC-së. Ish-kampioni kërkon një rikthim ndaj Khabib Numagomedov, por nëse nuk ia mundësojnë një ndeshje tjetër me rusin nga rajoni i Dagestanit, atëherë ai do të kërkojë një tjetër kundërshtar, apo një tjetër kategori për t’u ndeshur.
Kjo është një deklaratë që nuk është përdorur më parë nga Konor MekGregor, i cili me përulësi kërkoi që t’i jepej prioritet. Në statusin e tij ai shkruan: “Unë do të rikthehem sepse kam besim në vetvete, plotësisht i përgatitur dhe nëse nuk më japin një rindeshje, nuk ka problem, do të luaj kundër një tjetër kundërshtari në një tjetër nivel”.