Juventusi ka shënuar fitore minimale 0:1 në ndeshjen më interesante të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke mundur Mançester Junajtedin në ‘Old Traford’ me rezultatin 0:1, njofton ‘infOSport.mk’.
Autorë i golit të vetëm për ‘bardhezinjtë’ ishte Paulo Dybala që në minutën e 17-të. Ky gol u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës kampione të Italisë, të cilët e dominuan këtë ndeshje dhe në fund me plotë meritë u larguan me fitore në ‘Old Traford’.
Në ndeshjen tjetër të grupit H që u zhvillua më herët Jang Bojsi barazoi 1:1 me Valencian.
Me të njëjtin rezultat Ajaksi mundi Benfikën në kuadër të grupit E, edhe atë falë një goli të shënuar nga Mazraui në minutën e dytë shtesë, teksa Bajerni i Munihut me rezultatin 0:2 shënoi fitore ndaj AEK-ut në ndeshjen e zhvilluar me fillim në ora 18:55.
Në grupin F një super ndeshje zhvilluan Hofenhajmi dhe Lioni që barazuan me rezultatin 3:3, teksa Mançester Siti me rezultatin 3:0 mundi në transfertë Shakhtar Donjetskun, duke kryesuar grupin me 6 pikë.
Real Madridi dhe Roma dolën fitues në përballjet e grupit G, me ‘mbretërit’ që regjistruan një fitore minimale 2:1 ndaj Viktoria Plzenit, teksa Roma falë dopietës së Edin Xhekos dhe turkut Under me rezultatin 3:0 mundi CSKA Moskën.