Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 falë golit të Behar Feta e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj Izraelit, në ndeshjen që në këto momente po zhvillohet në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ pranë FFM-së, e vlefshme për eliminatoret e Europianit.
Futbollisti shqiptarë golin e vetëm gjatë 45 minutëshit të parë e realizoi në minutën e 33-të, ndërsa vlen të theksohet se kjo është ndeshja vendimtare midis këtyre dy kombëtareve, në garën për atë pozitë të dytë në grupin 4 eliminatorë, duke pasur parasysh se dy skuadrat e para do të sigurojnë një vend për në fazën elite për kualifikim në Europian.
Rikujtojmë Spanja thuajse e ka të sigurtë pozitën e parë, pas fitores së sotme 6:0 ndaj Ishujve Faroe, ndaj së cilës kombëtare Maqedonia do të luaj në kuadër të xhiros së tretë. Një fitore eventuale në atë ndeshje, dhe gjithnjë një barazim, apo disfatë e Izraelit ndaj Spanjës në ndeshjet e fundit të grupit do të shihte Maqedoninë në pozitën e dytë.