Bardhi flet pas rinovimit: I lumtur te Levante, ndjehem sikur në shtëpinë time (VIDEO)

Enis Bardhi pasditen e sotme firmosi kontratë të re me Levanten, duke vazhduar kështu bashkëpunimin me skuadrën nga Valencia deri në vitin 2022. Ai pas hedhjes së firmës mbi kontratë, është prononcuar për kanalin zyrtar të klubit, duke mos fshehur kënaqësinë për zgjatjen e bashkëpunimit.

“Me të vërtetë jam shumë i gëzuar. Ndjehem shumë mirë këtu, posaçërisht tani këto kohët e fundit kur ndjehem vërtet sikur të jem në shtëpinë time. Jam i gëzuar për këto vite, tashmë një vit jam këtu dhe do të jem edhe shumë vite tjera dhe vërtet jam shumë i lumtur”, thotë fillimisht Bardhi.

“Po në të vërtetë që në ndeshjet e para kur erdha këtu më dhanë shumë besim të gjithë tifozët dhe njerëzit që punojnë këtu në Levante. Kjo më ka dhënë më shumë forcë për të vazhduar edhe për shumë vite tjera këtu. Këto ishin arsyet që më dhanë ndjenjë të mirë për të vazhduar të punoj dhe të jap më shumë për këtë klub”.

“Jam falemenderues për tifozët që më ndihmojnë gjithmonë dhe që na mbështesin neve. Kjo na jep më shumë forcë dhe janë si lojtari ynë i 12-të pasi na mbështesin gjithmonë në momente të mira dhe të këqija gjithashtu, posaçërisht me mua dhe në të vërtetë ndjehem shumë mirë këtu”.

“Po, në të vërtetë ata janë një prej gjërave që më jep shumë besim. Kur unë i dëgjoj ata duke brohoritur ‘Bardhi, Bardhi….’ kjo më jep më shumë vetëbesim dhe e dij se ata besojnë se mund t’i shkaktoj dëm ekipit kundërshtar. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, ka përfunduar shkupjani.

RENOVADO

RENOVADO | Enis Bardhi: "Estoy muy contento por el año que llevo aquí y espero estar muchos más"

Публикувахте от Levante UD в Вторник, 23 октомври 2018 г.

Leave a Reply