Shkëndija në derbi ndeshjen e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor mundi Vardarin me rezultatin 2:0, duke ndërprerë kështu serinë prej tre ndeshjeve pa fitore në kampionat.
Pauza dy javore në kampionat i bëri mirë skuadrës së trajnerit Qatip Osmani, që dominoi ndeshjen dhe menaxhoi tre pikët, duke i shkaktuar disfatën e parë sezonale rivalit të madh.
Loja më e mirë në pjesën e parë solli rezultat në kohën shtesë kur Emini me kokë solli epërsi 1:0, ndërsa ky gol solli protesta të shumta nga ana e futbollistëve vendas, me në krye portierin Filip Gaçevski, i cili pretendonte se topi nuk kishte kaluar vijën fatale të golit gjatë goditjes me kokë të futbollistit ‘kuqezi’ nga Tetova.
Ishte ky rezultat i pjesës së parë, ndërsa Shkëndija edhe në vazhdim të takimit dominonte lojën në terren, ndërsa pasi lëshoi disa raste për të mbyllur ndeshjen, në minutën e 90-të në skenë doli Besart Ibraimi, i cili i dha goditjen përfundimtare Vardarit, duke ju shënuar edhe golin e dytë dhe duke i mundur midis Shkupit.