Federata e futbollit italian bëhet me president të ri

Gabriele Gravina është emëruar president i Federatës së futbollit italian. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë post, ndërsa morri 97.2% të votave nga delegatët e Kuvendit zgjedhor.

Gabriele Gravina, ish president i Liga Pro (liga e tretë italiane e futbollit) postin e të parit të futbollit italian e morri nga preisdenti i përkohshëm Roberto Fabriçini.

Ky i fundit ishte emëruar në këtë post gjatë muajit shkurt në vend të Karlo Tavekio, i cili dha dorëheqje gjatë nëntorit të vitit të kaluar, pasi Italia nuk arriti të kualifikohet për në Botërorin e Rusisë.

 

Leave a Reply