Silvio Berluskoni, i cili javë më parë morri në pronësi ekipin e Moncas, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe hapin e parë, duke i’a besuar postin e trajnerit një ish milanisti. Bëhet fjalë për Kristian Brokin, i cili në këtë post zëvendëson Marko Xafaronin.
Një lëvizje e pritur kjo nga dyshja Berluskoni-Galiani. Ish-futbollisti i Milanit do të përpiqet ta futë Moncën në shinat e duhura, pasi rezultatet e fundit kanë qenë tejet zhgënjyese për këtë skuadër.