Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë me kalimin e çdo jave po bëhet shumë më interesante, ndërsa paralelisht edhe gara për listën e golashënuesve, njofton ‘infOSport.mk’.
Është sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi që i prinë listës së golashënuesve pas 10 xhirove të para me 9 gola të shënuar, ndërsa pas tij mbeten sulmuesi i Renovës, Vlatko Stojanovski me 7 gola të realizuar dhe Petar Petkovski me 6 gola të shënuar. Këta dy të fundit në takimin e sotshëm mes tyre nuk arritën që të shënojnë, ndërkohë Ibraimi realizoi njërin prej golave në fitoren 0:2 të Shkëndijës në Shkup ndaj Vardarit.
Ostoja Stjepanoviç falë një goli të shënuar sot në fitoren 2:0 të Rabotniçkit ndaj Renovës, tashmë numëron 5 gola në renditje, ndërsa pas tij me nga 4 gola të shënuar pasojnë Izair Emini, Tigran Barsegian, Lupço Doriev dhe Zoran Baldovaliev.
# | Futbollisti | Ekipi | Gola |
1. | Ibraimi B. | Shkendija | 9 |
2. | Stojanovski V. | Renova | 7 |
3. | Petkovski P. | Rabotnicki | 6 |
4. | Stjepanoviç O. | Rabotnicki | 5 |
5. | Baldovaliev Z. | Belasica | 4 |
5. | Barsegian T. | Vardar | 4 |
5. | Doriev L. | Akademija Pandev | 4 |
5. | Emini I. | Shkendija | 4 |
9. | Bojku B. | Shkendija | 3 |
9. | Brdarovski V. | Vardar | 3 |