Derbi i 169-të i Madoninas është ngjyrosur ‘zikalëtr’, kjo falë kapitenit Mauro Ikardi, i cili në minutën e fundit të kohës shtesë arriti që të shënojë golin e vetëm dhe të fitores përballë Milanit, njofton ‘infOSport.mk’.
Kapiteni i Interit edhe njëherë tjetër rezultoi deçiziv për ekipin e Spalletit, duke shënuar gol në minutën e 92-të.
Për Interin ishte kjo fitorja e 63, kundrejt 51 fitoreve të Milanit, ndërsa 55 ndeshje janë mbyllur me barazime.
Falë kësaj fitore Interi tashmë renditet në pozitën e 3-të me 19 pikë, ndërkohë Milani me 12 pikë renditet në pozitën e 12-të.