Renova – Rabotniçki, tradita në anën e ‘romantikëve’

Renova dhe Rabotniçki gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të 51-të, apo të 44 në kuadër të ndeshjeve kampionale, njofton ‘infOSport.mk’. Tradita flet në anën e Rabotniçkit, që në gjithsej 50 ndeshje ka regjistruar 19 fitore, kundrejt 13 fitoreve të Renovës, teksa 18 ndeshje mes këtyre dy skuadrave janë mbyllur me barazime.

Ndeshja e sotme në Tetovë midis Renovës dhe Rabotniçkit do të jetë ndeshja e 44 kampionale, ku deri më tani Rabotniçki numëron 15 fitore, 16 ndeshje janë mbyllur me barazime, ndërkohë Renova fitues ka dalë në 12 ndeshje.

Këto dy skuadra 7 ndeshje kanë zhvilluar edhe në kuadër të Kupës, ku fitoren e vetme kundrejt 4 fitoreve të Rabotniçkit, skuadra e Renovës e ka arritur në finalen e vitit 2012, kur në Shtip kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Leave a Reply