Renova dhe Rabotniçki në historikun e tyre në kuadër të ndeshjeve në futbollin vendor, deri më tani mes vete janë takuar në 50 përballje, 43 prej të cilave janë në kuadër të ndeshjeve kampionale, njofton ‘infOSport.mk’.
Nga gjithsej 43 ndeshje kampionale, 16 prej tyre janë mbyllur me barazime. Rezultati më i përsëritshëm i barabartë mes këtyre dy skuadrave ka qenë 1:1. Gjithsej 9 ndeshje kampionale kanë përfunduar me këtë rezultat, ndërsa 5 ndeshje ishin mbyllur me rezultatin e fillimit 0:0. Me këtë rezultat ishte mbyllur edhe një ndeshje në kuadër të Kupës, ku gjithashtu këto dy skuadra kishin zhvilluar edhe një ndeshje tjetër në kuadër të këtij turneu me rezultatin e barabartë 1:1.
Barazime tjera në kuadër të ndeshjeve kampionale që ishin arritur mes këtyre dy skuadrave ishin edhe ati të 7 mahit të vitit 2011-të (2:2), si dhe 24 majit të vitit 2015-të (3:3).