Renova sot në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit vendor mirëpret Rabotniçkin, në të cilën ndeshje do të tentojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, njofton ‘infOSport.mk’.
Në këtë ndeshje skuadra nga Xhepçishti për herë të parë do të udhëhiqet nga trajneri i ri Nikolla Ilievski – Xhixhi, i cili megjithatë do të ketë mungesë futbollistës. Për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës, Renovës do ti mungojë mbrojtësi i krahut të majtë, Fisnik Zuka, ndërsa për shkak 5 kartonëve të verdhë, trajneri Ilievski nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit, Burim Sadiku, transmeton ‘infOSport.mk’
Në anën tjetër trajneri Zhikica Tasevski nuk ka probleme me futbollistë të lënduar, apo suspenduar, ashtu që në fushë pritet të zbretë me 11-shen më të mirë.
Ndeshja Renova – Rabotniçki do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 14:30.