Trajneri i Sileksit Momçilo Mitevski tashmë disa ditë është shtruar në spital, ku gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar një operimi në zemër.
Siç mëson ‘infOSport.mk’, gjithçka ka përfunduar me sukses, mirëpo i njëjti do ti mungojë skuadrës për disa javë, ashtu që në ndeshjen me FC Shkupin, por edhe në ndeshjet e rradhës Sileksi do të udhëhiqet nga ndihmësi i tij, Goran Simov.
Nën drejtimin e këtij të fundit skuadra ka kryer të gjitha stërvitjet javën e fundit, ashtu që pritet të shohim se cili do të jetë epilogu përfundimtarë nga debutimi i tij si ‘trajner’ në bankinën e Sileksit në ndeshjen e sotme ndaj FC Shkupi në Çair.
Ndeshja FC Shkupi – Sileksi starton në ora 14:30, ndërsa drejtësia i është besuar arbitrit nga Strumica, Vasko Mavrov.