Kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu në një intervistë për ‘infOSport.mk’ ka folur për ndeshjen e sotme që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Rabotniçkit në Tetovë. Ai është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, ndërsa thotë se me një lojë të disciplinuar dhe të kujdesshme mund të arrijnë deri te një rezultat pozitiv.
“Presim një ndeshje shumë të vështirë ndaj Rabotniçkit. Sikur Renova, ashtu edhe Rabotniçki do jenë me trajner të ri në këtë ndeshje dhe motivi do të jetë i madh tek futbollistët e të dyja skuadrave. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi skuadrat të cilat i trajnon trajneri Zhikica Tasevski japin shumë pak hapësira për të luajtur dhe të janë shumë të rrezikshme në kundërsulme. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, ashtu që duhet të jemi shumë të disciplinuar, në rast se dëshirojmë të arrijmë një rezultat pozitiv” – u shpreh enkas për ‘infOSport.mk’, kapiteni Fisnik Nuhiu.
Ndeshja e sotme në Tetovë midis Renovës dhe Rabotniçkit do të jetë ndeshja e 44 kampionale, ku deri më tani Rabotniçki numëron 15 fitore, kundrejt 12 fitoreve të Renovës, teksa 16 ndeshje janë mbyllur me barazime.
Ndeshja Renova-Rabotniçki starton në ora 14:30.