Manevski i siguron fitoren Ballkanit (VIDEO)

Ballkani e ka shënuar fitoren e parë në shtëpi dhe të tretën kampionale, pas rezultateve negative që e kapluan skuadrën nga Suhareka në kuadër të elitës së futbollit kosovar, njofton ‘infOSport.mk’.

Në përballjen e javës së 11-të, Ballkani triumfoi kundër Flamurtarit me rezultat 1:0 dhe e thelloi krizën e ekipit nga kryeqyteti kosovar, që tashmë plotë 7 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

Ballkani – Flamurtari 1:0

Ballkani e ka shënuar fitoren e parë në shtëpi dhe të tretën kampionale, pas rezultateve negative që e kapluan skuadrën nga Suhareka.Në përballjen e javës së 11-të, Ballkani triumfoi kundër Flamurtarit me rezultat 1:0 dhe e thelloi krizën e ekipit nga kryeqyteti që nuk di për fitore në 7 ndeshjet e fundit.

Публикувахте от Sporti në KTV в Събота, 20 октомври 2018 г.

Deçizivi në këtë fitore të skuadrës nga Suhareka rezultoi sulmuesi maqedonas, Borçe Manevski, i cili në këtë mënyrë i siguroi fitoren e parë pas 5 ndeshjeve skuadrës së tij. Ballkani fitoren e fundit në kampionat e kishte regjistruar me 15 shtator në transfertën ndaj Gjilanit, transmeton ‘infOSport.mk’.

Vlen të përmendet se fitorja ndaj Flamurtarit ishte e para për Ballkanin si vendas, pasi dy fitoret e para kjo skuadër i kishte realizuar në transfertë.

Leave a Reply