Ilievski kundër Tasevskit, debutim trajnerësh në ndeshjen Renova-Rabotniçki

Renova dhe Rabotniçki sot në ndeshjen e tyre të dytë të këtij edicioni do të paraqiten me trajner të ri, njofton ‘infOSport.mk’.

Renova do të udhëhiqet nga Nikolla Ilievski – Xhixhi, teksa Rabotniçki nga Zhikica Tasevski. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Telekom Arena’ në Shkup ‘gjipspunuesit’ udhëhiqeshin nga Jeton Beqiri, ndërkohë ‘romantikët’ nga Gjore Jovanovski.

Fitorja në atë ndeshje i kishte takuar strategut më të ri, Beqirit, i cili me Renovën e tij kishte realizuar fitore 4:3, ndërsa mbetet të shihet sot se cili do të dalë fituesi, më i riu, apo më i moshuari?

Leave a Reply