FC Shkupi ka regjistruar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Umit Karan, pasi sot në ndeshjen e javës së 10-të në Çair mundi Sileksin me rezultatin 2:0, njofton ‘infOSport.mk’. Të besuarit e strategut turk që nga fillimi i takimit ishin më se të vendosur për një fitore në këtë përballje, e cila erdhi vetëm në pjesën e dytë, pasi edhe përkundër dominimit të plotë të ‘bardhekaltërve’, pjesa e parë u mbyll me rezultatin e fillimit. Në minutën e 21-të, vendasit arritën të shënojnë gol në rrjetën e mysafirëve nga Kratova, mirëpo i njëjti u anulua nga ana e arbitrit Mavrov, pasi Rron Broja para se të shënonte kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj nërit prej mbrojtësve të Sileksit.
Ky dominim i pjesës së parë dha frytet e saja në pjesën e dytë kur fillimisht në minutën e 50-të braziliani Serzhinjo shënoi golin e epërsisë, teksa në minutën e 54-të Kristijan Stojkoski nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Stefanoviç.
Goli i Stojkoskit në ndeshjen ndaj Sileksit
Goli i Stojkoskit, me të cilin FC Shkupi konfirmoi fitoren 2:0 ndaj Sileksit
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 21 октомври 2018 г.
Deri në fund të takimit, FC Shkupi në mënyrë rutinore menaxhoi këtë sfidë, duke mos lejuar që Sileksi ti afrohet portës së Igor Aleksovskit, me ç’rast në fund rezultati nuk ndryshoi dhe skuadra nga Çairi morri fitoren e dytë sezonale, që tashmë ata i sheh në pozitën e para fundit me 9 pikë, dy më shumë se Sileksi, që tashmë renditet i fundit.