Sezoni 2018-2019 i Lakers nuk ka nisur ashtu si do të donte LeBron James, pasi skuadra kaliforniane është mundur nga Portland në ndeshjen e parë. Edhe pse ish-lojtari i Cavaliers realizoi 26 pikë e 12 rebaund, ato s’mjaftuan për ta evituar këtë humbje dhe fituar takimin. Por “king James” kërkon qetësi nga skuadra, pasi sipas tij ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë, ky është një ekip i ri dhe që kërkon kohë për të arritur në perfeksion.
“Të gjesh alkiminë e duhur, ashti sikurse shpresojnë të gjithë, nuk është e lehtë. Na duhet pak kohë për të shkuar te mirë-koordinimi i të gjitha veprimeve në fushë. Në ndeshjen e parë më pëlqeu shpirti sulmues që tregoi skuadra, pasi dueluam deri në fund. Këto janë detaje në të cilat duhet të bazohemi për të rinisur punën”, tha James. Lakers do të luajnë ndeshjen e dytë ndaj Houston, një rivali direkt për titull në Konferencën e Perëndimit.