Xhenova e Goran Pandev është skuadra e parë që i ka marrë pikë Juventusit në edicionin e sivjetshëm në ‘Serie A’, njofton ‘infOSport.mk’. Xhenova barazoi 1:1 ndaj Juventusit në ‘Alianc Stadium’, duke ndalur serinë prej 8 fitoreve të njëpasnjëshme të kampionëve në fuqi të Italisë.
Super ylli Kristiano Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 18-të, ndërkohë në minutën e 68-të Daniel Besa me kokë shënoi golin e barazimit.
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua në minutën e 85-të, ndërsa në minutën e fundit të takimit u ndëshkua me kartonë të verdhë, mirëpo kjo kishte shumë pak rëndësi, më e rëndësishme ishte pika e fituar e skuadrës së tij në këtë transfertë të vështirë. Xhenova me 13 pikë renditet në pozitën e 10-të, ndërkohë Juventusi me 25 pikë vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë.