Këtë të shtune në Superligën e futbollit turk kishte përballje mes Elif Elmasit dhe trajnerit Xhengis Rexhepi. I riu 18-të vjeçar që militon për gjigandët e Fenerbahçes barazuan 0:0 në transfertën ndaj Sivasporit, në të cilën ndihmës trajner është Xhengis Rexhepi.
Elmas ishte në formacionin startues të skuadrës nga Stambolli dhe luajti për 90 minuta, ndërsa skuadra e Rexhepit ishte e fokusuar më shumë në mbrojtje, duke dalë kështu në fund me një pikë të vlefshme përballë Fenerit./InfOSport.mk