Skuadra e Anzhit nga Makaçkala i ka bërë një nder të madh kampionit të UFC-së në kategoritë e lehta, Khabib Nurmagomedov, duke i mundësuar këtij të fundit që të startojë ndeshjen kampionale kundër CSKA Moskës, e zhvilluar gjatë ditës së sotme.
Dagestanezi e shutoi topin nga mesfusha, duke paralajmëruar fillimin e këtij takimi të vlefshëm për javën e 11-të në elitën e futbollit rus, ndërsa në shpinë mbante veshur fanellën e Anzhit me numrin 27-të, që asoconte në fitoret e tij nga po aq lufta që ka zhvilluar brenda oktagonit.
E gjithë kjo u mirëprit me shumë duartrokitje nga ana e tifozëve vendas, të cilët megjithatë në fund dolën të zhgënjyer nga disfata e skuadrës së tyre, që u mund me rezultatin 0:2.
Autorë të golave për CSKA Moskën në këtë ndeshje ishin kroati Vlashiç (31’) dhe rusi Çalov, të cilët në këtë mënyrë i siguruan fitoren e 14-të skuadrës së tyre në përballjet ndaj Anzhit, që në anën tjetër ka vetëm 5 fitore në përballjet direkte.
Falë kësaj fitore CSKA Moska ngjitet në pozitën e 3-të me 19 pikë, ndërkohë Anzhi mbetet në pozitën e 12-të me 10 pikë të tubuara.