Kampionati gjerman prej vitesh është cilësuar si një nga më spektakolarët. Edhe pse mungojnë sfidat e mëdha apo derbet, në Gjermani skuadrat shënojnë më shumë se në çdo shtet tjetër. Sipas “Kicker”, në Bundesligë shënohen mesatarisht 3 gola për ndeshje.
Një shifër relativisht e lartë, kur mendon nivelin e kampionateve të tjera. Në vendin e dytë renditet Premierliga angleze me një mesatare prej 2.81 gola për ndeshje, ndërkohë në vendin e tretë renditet kampionati francez, ndryshe i njohur si ‘Ligue 1’, me 2.61 gola për ndeshje.
Kampionati italian, edhe pse me lojtarë si Ronaldo, Ikardi apo Higuain, renditet në vendin e katërt, ndërsa në vendin e fundit ndodhet kampionati spanjoll me një mesatare prej 2.48 gola për ndeshje.