Seleksionuesi i përfaqësueses U17 të Maqedonisë, Mario Vujoviq ka bërë publike listën e futbollistëve, me të cilët do të paraqitet në turneun e rradhës në kuadër të kësaj kategorie futbollistësh.
Vujoviq për turneun i cili do të mbahet në Shkup nga data 20 dero me 26 tetor ka ftuar gjithsej 20 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe 4 shqiptarë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Vardarit, Ali Asani, mbrojtësin e krahut të djathtë të skuadrës holandeze të Mastriht, Besfort Arifi, mbrojtësin e krahut të majtë të Shkëndijës, Neshad Murati si dhe Behar Fetahin e Nju Stars.
Në këtë turne përveç përfaqësueses së Maqedonisë, për një vend që dërgojnë në Kampionatin Europian do të luajnë edhe Spanja, që njëherit shihet si favoriti kryesor, Izraeli dhe Ishujt Faroe.
Maqedonia U17 ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 20 tetor pikërisht ndaj favoritëve kryesor të Spanjës.