Ylli i ri i Francës, Kilian Mbape ditën e sotme i’a ka kushtuar tifozëve në vendlindjen e tij në Bondi. Është kjo një nga lagjet e Parisit, aty ku kampioni i Botës kishte kaluar fëmijërinë e tij.
Mbape u paraqit në stadiumin lokal, duke gëzuar shumë tifoz. Mbape me vete mbante një fotografi të madhe, në të cilën ai puthte trofeun e Kupës së Botës të fituar nga ana e Kombëtares së Francës në Rusi.
Mbappe out here inspiring the next gen 🙌 pic.twitter.com/2mlDUh2a2n
— B/R Football (@brfootball) October 17, 2018
Të gjithë dëshironin të bënin një foto me talentin francez dhe të marrin një autograf nga ana e tij. Një fat të tillë kishin pjesa më madhe, ndërsa një numër i konsiderushëm u ulën në gjunjë para tij.
Të martën Mbape bëri një super paraqitje në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë, në të cilën ndeshje ‘gjelat’ me përmbysje mundën ish kampionët e Botës me rezultatin 2:1.
Kryetari i Bashkisë së qarkut të Bondit, Nabil Larbi tha se është krenar me Mbape, i cili edhe pse me baba nga Kameruni dhe nënë nga Algjeria, me shumë krenari përfaqëson vendin e tyre dhe mbi të gjitha me mjaft sukses po mbron ngjyrat e Kombëtares së Francës.
En direct de #Bondy, la foule attend avec impatience l’arrivée de #Mbappe pic.twitter.com/4yWIGY8oiJ
— Irène Ahmadi (@Irene_Ahmadi) October 17, 2018