Juventus Serava rikthehet në identitet. Pas startit të dobët në këtë fillim sezoni në elitën e futsalit vendor, skuadra nga Serava morri edhe fitoren e dytë me rradhë, njofton ‘infOSport.mk’.
Pas fitores ndaj Ciko-s (7:6), skuadra e Juventus Seravës sonte mundi në transfertë Kratovën me rezultatin 4:2.
Ishte kjo fitorja e parë e ‘bardhezinjëve’ në transfertë, ndërsa kjo fitore fiton në peshë, pasi e njëjta erdhi pas një përmbysje spektakolare.
Vendasit e Kratovës e nisën mirë ndeshjen duke avansuar me rezultatin 2:0, mirëpo deri në fund të pjesës së parë skuadra ‘bardhezi’ arriti që të barazojë rezultatin falë golave të shënuar nga Berat Ramadani dhe Pajtim Rexhepi.
Në pjesën e dytë skuadra nga Serava luajti edhe më mirë, ndërsa një gol tjetër i Berat Ramadanit dhe një i Enes Isufit i siguruan fitoren e dytë sezonale skuadrës së Juventus Seravës, që në kuadër të javës së 7-të si vendas do të luaj kundër Zhelezarecit.