Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dyshohet për një rrëmbim, njoftojnë mediat në Francë, përcjellë ‘infOSport.mk’. Ai i cili e akuzon për një vepër të këtillë të rëndë është ish agjenti i tij, Leo D’Souza, i cili i ishte drejtuar gjykatës me një akuzë në adresë të familjarëve të Benzemas.
D’Souza pohon se me 8 dhjetor ata kanë tentuar që ta rrëmbejnë atë.
Arsyeja me shumë gjasa ka qenë një konflikt i pazgjidhur mes menaxherit dhe Benzemas, të cilët janë në luftë për një shumë prej 50 000 euro.
🔴 Un agent, qui travaillait pour Karim Benzema, a porté plainte pour une tentative d’enlèvement et de séquestration le 8 octobre dernier.
Ce dernier accuse des proches du joueur d’avoir essayé de le kidnapper suite à un litige financier. (@Mediapart) pic.twitter.com/92Lar6wZUk
— Actu Foot (@ActuFoot_) October 18, 2018
Prokuroria e Parisit thuhet se veçmë ka filluar një hetim për këtë rast.
Para 3 viteve Benzema ishte në qendër të vëmendjes pas një tjetër skandali të rëndë. Atë kohë sulmuesi francez akuzohej për shantazhim ndaj ish bashkëlojtarit të tij të kombëtares franceze, Matju Valbuena.
Pas kësaj historie futbollisti i Realit të Madridit u përjashtua nga kombëtarja franceze.