UEFA i ka bërë ‘surprizë të këndshme’ Milot Rashicës. Futbollisti kosovar, të dielën në kuadër të Ligës së Kombeve shënoi golin e tij të parë me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Insporti.
Ky gol i Rashicës erdhi pas 17 ndeshjeve me fanellën e kombëtares, por nuk i mjaftoi Kosovës që të fitonte tri pikët në udhëtimin e vështirë te Ishujt Faroe.
Rashica shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca, dhe për këtë ka marrë vëmendjen edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s në rrjete sociale.
Në faqen e UEFA-s të Ligës së Kombeve në ‘Tëitter’, është postuar goli i anësorit të Ëerder Bremenit ku shkruhet: “Ky përfundim vrasës nga ylli i Kosovës Milot Rashica”.
Goli i Rashicës sidoqoftë doli të jetë tejet i vlefshëm, pasi falë këtij barazimi Kosova arriti të ruajë pozitën e liderit në grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.
🇽🇰 This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica 🔥#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA Nations League (@UEFAEURO) October 17, 2018