Shumë futbollistë nga e gjithë Bota sot kanë bërë milionat, kjo falë për shkak të futbollit, por jo të gjithë i kanë pasur kushtet e mira edhe në fëmijëri.
Një ndër ta është edhe mbrojtësi francez me origjinë nga Senegali, Sakho, që në një intervistë për CNN, ka zbuluar se ka kaluar nëpër shumë vështirësi dhe se jeta që bën sot, dallon si nata me ditën nga ajo që bënte si fëmijë.
Ai ka shtatë vëllezër, të cilët e ndihmuan atë “të jetë më i fortë” , por situata e pasigurt në të cilën jetonte e shtyu atë të bënte gjëra që sot i vjen keq.
‘Kur isha fëmijë, jeta ime ishte shumë e ndryshme nga kjo. E di mirë shumë çfarë do të thotë ta përjetosh të ftohtin dhe të mos kesh asgjë për të ngrënë. Duhej të flija në rrugë dhe të kërkoja para, ose ndonjëherë duhet të vidhnim për të siguruar ushqimin’, – deklaroi Sakho.
Sot, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për 28-vjeçarin, që është i padiskutueshëm në formacionin e parë te skuadra e Premierligës angleze, Kristal Pallas.
Sakho zbuloi për CNN se situata nëpër të cilën ka kaluar, e ka bërë edhe më të fortë dhe se vazhdimisht ndihmon ata që kanë nevojë.
‘Ajo nëpër çfarë kam kaluar, më ka ndihmuar të bëhem më i fortë, më ka bërë një person më të mirë dhe gjithmonë ndihmoj ata që kanë nevojë për mua’.
Sakho u krijua si futbollist te skuadra e njohur franceze e PSZH-së, ku qëndroi për 7 sezone dhe bëri 201 paraqitje me klubin francez, duke shënuar edhe 7 gola.
Në vitin 2013, ai u transferua te Liverpulli dhe luajti për 3 sezone në “Enfilld”, duke realizuar 3 gola në 80 paraqitje në të gjitha garat, ndërkohë 28-vjeçari nga viti 2016-të është pjesë e Kristal Pallas, me të cilën skuadër deri më tash ka zhvilluar 36 ndeshje, përfshirë këtu edhe 8 ndeshjet e sezonit aktual.
Sakho me Kristal Pallasin numëron vetëm 1 gol të shënuar, edhe atë gjatë edicionit të kaluar në ndeshjen ndaj Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit, kur kishte ndihmuar skuadrën e tij të arrijë deri tek fitorja 2:1.