Kombëtarja e Maqedonisë dhe mbi të gjitha portieri Stole Dimitrievski, kanë qenë në qendër të mediave evropiane pas debaklit të mbrëmshëm kundër Armenisë në Jerevan.
‘Verdhëkuqtë’ u turpëruan nga armenët, duke pësuar me rezultatin 0:4, ndërsa në krye të skandalit qëndron portieri, Dimitrievski.
Media sportive franceze më me ndikim në Europë, ‘L’equipe’ dhe ‘Sky Sports’ anglez, duke përcjellur golat e ndeshjes kanë bërë parodi me portierin i cili secilën gjuajtje nga sulmuesit kundërshtarë, ai lëshonte topin në rrjetë.
‘A do të ketë hetim. Duket sikur UEFA do të ketë shumë punë për të bërë. Rezultati 4:0 dukej i pabesueshëm, por kur i shikuam pamjet, na lanë të tronditur … Portieri maqedonas Stole Dimitrievski (25) bëri gabime të tilla që është e pamundur për mos të dyshoni për golat e pranuar. Është e dyshimtë, është e dyshimtë!’.
Për këtë debakël dhe paraqitje shumë të ‘dyshimtë’ të portierit Stole Dimitrievski ka shkruar edhe portali boshnjak ‘Sportsport.ba’, të cilët për këtë rezultat akuzojnë edhe futbollistët mbrojtës, të cilët ishin nën çdo nivel.
Për më shumë ndiqeni edhe ju vetë golat e shënuar nga ana e përfaqësueses së Armenisë dhe gafat e bëra nga ana e portierit Dimitrievski.