Vëllai i Silvio Berlusconi-t është befasuar me dështimin e Li Yonghong te Milan, duke pretenduar se kinezi ka humbur 500 mln euro nga blerja e Milan.
Eliott Management i mori Milan-in kinezit Li pasi ai nuk arriti të paguante huanë 303 mln euro, dhe Paolo Berlusconi-t i vjen keq për të.
“U befasova, ai është sjellë shumë mirë me ne dhe pagoi gjithçka që duhet të paguante,” shprehet ai për Top Calcio.
“Qeveria kineze ndryshoi filozofi. Li Yonghong është lënë i vetmuar nga shoqëruesit e tij.
“Ai tani është në telashe. Unë se kam takuar asnjëherë Li Yonghong, por ai u zhduk nga faqja e dheut për shkak se humbi 500 mln euro. Është e pabesueshme, por e vërtetë.”