Gjermania me antirekord!

Kombëtarja e Gjermanisë ka regjistruar vitin e saj më të dobët në histori. Mbrëmjen e kaluar të besuarit e trajnerit Joakim Lëv u mundën 1:2 nga Franca në kuadër të Ligës së Kombeve, duke vendosur në këtë mënyrë një antirekord. Për herë të parë në histori skuadra gjermane ka pësuar 6 disfatë brenda një viti kalendarik.

Nga fillimi i vitit 2018-të Gjermania u mund nga Brazili, Austria, Meksika, Koreja e Jugut, Holanda dhe Franca. ‘Pancirët’ gjatë këtij viti kanë regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe 6 disfata.

Në këto gjithë 11 ndeshje Gjermania në vetëm një prej tyre arriti që të ruaj portën të paprekur (0:0 ndaj Francës në shtator).

Përveç kësaj kombëtarja gjermane tashmë 4 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që 20 vite e këtej. Për herë të fundit Gjermania një seri të këtillë kishte pësuar nga tetori i vitit 1999 deri në qershor të vitit 2000. Disfata ndaj Francës ishte e dyta me rradhë për gjermanët, që gjithashtu nuk kishin përjetuar një gjë të tillë që nga viti 2000.

 

Leave a Reply