Canelo Alvarez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë $365 mln, marrëveshja më fitimprurëse e historisë së sportit, sipas promovuesit të tij, Oscar De La Hoya.
Marrëveshja e Canelo-t është për 11 ndeshje boksi në 5 vitet e ardhshme me kompaninë transmetuese DAZN.
“Canelo është atleti më i paguar në botë, ai është shumë i lumtur,” shprehet De La Hoya për ESPN.
Fama e Alvarez gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm pas ndeshjeve me yjet e boksit ti Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr.
Ndeshja e parë e Canelo-s nën kontratën e re do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding në Madison Square Garden të New Yorkut.
“Kjo kontratë do të më motivojë të përgatitem më mirë dhe t’i ofrojë tifozëve paraqitje më të mira,” shprehet Canelo për ESPN.