INFOSPORT DIREKT NGA JEREVANI
Përfaqësuesja e Maqedonisë sot nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen me Armeninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Atmosfera ësht në nivel dhe pretendimet vazhdojnë të mbeten të njejta. Tre pikë të reja, por edhe barazim nuk e prish planin, pasi vetëm një pikë i nevojitet përfaqësueses së vendit për të siguruar plej of-in në Ligën e Kombeve.
Para kësaj sfide ka folur edhe qendër mbrojtësi i Maqedonisë, Visar Musliu, i cili tregon për atmosferën brenda në ekip si dhe objektivat që kanë paraparë për sfidën e sotme ndaj armenëve.
“Atmosfera është mjaftë pozitive pas ndeshjes së parë që e fituam 4-1 kundër Lihtenshtajnit. Jemi duke u përgatit këto dy ditë maksimalisht. E kemi analizuar kundërshtarin dhe do të japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv. Fitorja është është primare, por edhe me barazim e sigurojmë vendin e parë”, tha Visar Musliu.