Patrik Kutrone ka rinovuar kontratën me skuadrën e Milanit. Kutrone dhe ekipi nga “San Siro” kanë firmosur marrëveshje deri në vitin 2023, me çka golashënuesit të ri “kuqezi” iu është rritur edhe paga, me 20 vjeçarin që do të merr më shumë se një milionë euro. Me ardhjen e Gonzalo Higuainit te Milani, Kutrone mbetet si opsion i dytë i trajnerit Gatuso, por edhe përkrah këtij fakti ai ka shënuar tre gola në 6-të takime të zhvilluara në sezonin e ri me ekipin “kuqezi”.
Kutrone është i dalur nga shkolla e Milanit, ndërsa për ekipin e parë debutoi në janar të vitit 2017-të dhe deri më tani regjistron 53 ndeshje të zhvilluara, duke realizuar 21 gola dhe 6 asiste.