Gulbudagian: Ishim më të mirë se Maqedonia

infOSport.mk nga Erevani

Trajneri i Kombëtares së Armenisë, Armen Gulbudagian në konferencën e organizuar për gazetarë nuk mund të fshehte gëzimin nga fitorja bindëse e skuadrës së tij ndaj Maqedonisë. Ai duke mos dashur të flas për lojën e përfaqësueses maqedonase, tha se i’a arritën qëllimit që të marrin fitoren, ashtu edhe siç ishin marrë veshë para ndeshjes me presidentin e Federatës, duke harruar në këtë mënyrë disfatën turpëruese nga Gjibraltari ditë më parë.

“Nuk mundem të flas për përfaqësuesen tuaj, por ne luftuam deri në maksimum. Ashtu siç u morëm vesh me presidentin e Federatës tonë dhe arritëm qe ta përmirësojmë disfatën e pësuar nga Gjibraltari. Mendoj që ishim shumë të mirë dhe treguam se kemi kualitet”, tha trajneri i Armenisë, Armen Gulbudagian.

Leave a Reply